JOQ Albania
Home

Më bukur nuk bëhej, një barbie me ngjyrë dhe në karrocë me rrota
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 7:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është vetëm një kukull, por përfaqëson alteregon e një femre, të një gruaje dhe të gjinisë “së brishtë” të të gjithë shoqërisë.

“Më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”. Është ky motivi për të cilin Barbie ka vendosur të krijojë një kukull të re, me ngjyrë dhe në një karrige me rrota.

Në kuti përfshihet edhe një pedanë e kuqe, simbol i kapërcimit të barrierave arkitektonike.

Mattel, me rastin e festimeve për 60-vjetorin e Barbit ka prezantuar në treg edhe këtë model të ri, për të nderuar çdo tip femre dhe që të gjitha ato të ndjehen në një farë mënyrë të përfaqësuara.

Barbi në karrige me rrota, në fakt, ishte lançuar një herë në vitet ’90, por kompania ishte detyruar ta tërhiqte nga tregu sepse nuk i përshtatej shtëpive të kukullave.

Por, tani, e pajisur edhe me pedanën që përfshihet në paketim, kukulla në karrige me rrota, mund të hyjë lehtësisht në të gjitha hapësirat që i dedikohen asaj.