JOQ Albania
Home

Kaubojsi “ia fut” Astrit Patozit, KQZ do hapë kutitë e votimit në Lezhë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/07/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Atë që nuk e bëri dot Bindja Demokratike për të gjithë Shqipërinë ia doli ta bëjë “kaubojsi” Eduart Ndocaj për zonën e tij në Lezhë.

Vetëm 11 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapë kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, duke pranuar kështu ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet.

Pas pranimit të kësaj kërkese, të premten në orën 10:00, KQZ do të marrë provat për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit.

Kjo do të thotë, se nesër në KQZ do të mbërrijnë kutitë nga këto 11 qendra votimi, ku do të bëhet numërimi i votave në secilën kuti dhe për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.

Njoftimi i KQZ:

Ditën e premte në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore".

Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.