JOQ Albania
Home

Është me origjinë nga Himara, si shigjetonte ministri i Jashtëm grek Ramën dikur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e dielë në Greqi u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme, nga ku doli fitues, Kyriakos Micotaqis nga Demokracia e Re.

Ky i fundit gjatë fushatës elektorale, premtoi se do të vendoste veton ndaj Shqipërisë në BE. Ndërkohë për ministër të Jashtëm, Micotaqis ka zgjedhur, Nikos Dendias.

Ky i fundit është një grek me origjinë nga Himara. Gazeta dita ka zbuluar edhe marrëdhëniet e tij me Shqipërinë.

Dendias 60-vjeçar, është me profsion avokat. Disa herë në studio televizive ka deklaruar me krenari se ka origjinën nga Shqipëria dhe të parët e tij janë nga Himara.

Dendias ishte një nga zërat më kritikë të qeverisë së Tsiprasit, ndërsa ka shigjetuar edhe disa herë Ramën, për shkak të origjinës greke të gjyshes së kryeministrit shqiptar.

Ai deklaronte dikur:

Më bën pershtypje sepse zoti Rama është çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz.

Dendias ka mbajtur qëndrime edhe kundër Shqipërisë duke thënë:

Duhet të mbrojmë të drejtat tona, minoritetin grek në vendin fqinj dhe nuk mund të lejojme që vendi të bëhet terren për kërcenime. Shqiperia ka nevoje per marredhenie te mira me Greqine, edhe me BE. Kemi shume menyra dhe mjete per ti bere presion Shqiperisë. Ata nuk duhet mund të besojnë se mund të bëjne ç’te duan.