JOQ Albania
Home

Ndryshon aksioni opozitar, zbulohet strategjia që do të ndjekë Basha
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 17:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive të djathta.

Në mbledhje është diskutuar sesi do të vijojë aksioni i opozitës.

Mësohet se është vendosur që protestat do të ndërpriten.

Aksioni do të vijojë me takime me qytetarët në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Kujtojmë këtu se opozita zhvilloi të hënën protestën e dhjetë.

Protesta ishte paqësore dhe nuk pati asnjë incident.

Përsa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit PD nuk i ka njohur, ndërsa kryebashkiakët e djathtë shprehen se nuk do të lirojnë bashkitë.