JOQ Albania
Home

Mos i lani rrobat/ Deklarata e stilistes së famshme shkakton “tërmet” në opinionin publik
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/07/2019 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një deklaratë e pazakontë e stilistes së famshme britanike, Stella McCartney, në një intervistë ka shkaktuar reagime të shumta.

Stilistja 47-vjeçare gjatë intervestës për gazetën britanike "The Observer" u shpreh:

Lëreni pisllëkun të thahet dhe më pas fshijeni me furçë. Është si arkitekturë. Është e mrekullueshme".

Stella argumentoi se veshjet mund të kenë më shumë jetëgjatësi, nëse nuk lahen në lavatriçe.

Ajo shtoi më tej: 

Jam higjenike në maksimum, por nuk jam një fanse e lavatriçes".

Deklarata e saj shkaktoi kundërshtime nga ndjekësit e saj, të cilët e cilësuan absurde.

Është hera e parë që një stiliste e mirënjohur bën deklarata të tilla publike, ndërkohë që një pjesë e ndjekësve të saj i dolën në krah.

Sipas tyre, gjatë larjeve në lavatriçe dëmtohen shumë rroba, për shkak të lëshimit të mikrofibrave.