JOQ Albania
Home

Ekspertët japin alarmin: Ja dëmet që shkakton në organizmin tuaj, konsumimi i ujit shumë të ftohtë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/07/2019 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shumicën e njerëzve, një gotë me ujë të ftohtë do të ishte zgjidhje ideale për të përballuar sado pak temperaturat e larta gjatë ditëve të nxehta të verës.

Por sipas ekspertëve, konsumimi i ujit të ftohtë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore.

Sipas tyre, disa nga arsyet pse nuk duhet konsumuar uji i ftohtë janë:

-Konsumimi i ujit shumë të ftohtë përkeqëson qarkullimin e gjakut në sistemin tretës, duke komplikuar procesin e tretjes së ushqimeve.

-Uji i ftohtë destabilizon teperaturën e trupit. Për shkak të kësaj, e gjithë energjia duhet të shkojë në rikthimin dhe rregullimin e temperaturës së brendshme.

-Zvogëlon sasinë e mukusit që gjendet në pjesën e brendshmë të lukthit, e cila në kushte normale përdoret për të mbrojtur ato nga infeksionet bakteriale apo virale që e sulmojnë traktin e tretjes.

-Ngadalëson procesin e metabolizmit, gjë e cila mund të shkaktojë shtim në peshë.