JOQ Albania
Home

Makina e Google Street filmon momentin kur ‘fluturon’ një lepur në ajër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 14:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Makina e ‘Google Street View’ ka kapur momentin kur ka ‘fluturuar’ në ajër një lepur të pafat që i doli përpara.

Momentet e fundit të kafshës së gjorë janë kapur nga kamera 360° që ndodhej në pjesën e sipërme të automjetit.

Thuhet se incidenti është filmuar ndërsa makina kalonte në rrugën Biala Droga në Poloni.

Pamjet tregojnë gjithashtu edhe momentin në të cilin lepuri bën kontakt me pjesën e parme të makinës dhe më pas përplaset pas xhamit.

Pasi videoja e përplasjes u nda në rrjet, një numër i madh përdoruesish nuk kanë ngurruar të komentojnë.

Një prej tyre shkruante:

Mund të shohësh momentin ekzakt kur lepuri goditet. Doli nga hiçi dhe përfundoi duke fluturuar në ajër.”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania