JOQ Albania
Home

Gjyqtarët padisin Qeverinë: Pasaporta diplomatike nuk mund të na hiqet
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/07/2019 13:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur ditën e sotme Këshillin e Ministrave për heqjen e pasaportave diplomatike. Pak muaj më parë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, njoftoi heqjen e honorarëve dhe targave e pasaportave diplomatike.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kjo padi vjen si kundërpërgjigje ndaj anulimit të pasaportave. Gjë kjo që i heq gjyqtarëve të drejtën për pasaporta shërbimi.

Padia synon shfuqizimin e vendimit në Këshillit të Ministrave.