JOQ Albania
Home

Iu desh të vetëkënaqej në skenë, aktorja tropojane tregon sikletin e madh: Meshkujt u eksituan
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 13:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktorja e njohur nga Tropoja Arjola Demiri, ka kaluar një situatë fort të sikletshme kur i është dashur që të vetëkënaqej në skenën e teatrit.

Siç mund të imagjinohej, skena ka sjellë reagime të shumta të meshkujve të pranishëm.

Duke folur në një studio televizive, Demiri ka thënë se meshkujt më shumë e përqendruan vëmendjen tek akti sesa tek mesazhi që përqillej.

Ajo më tej tha se ajo që bëri nuk është asgjë e re, pasi edhe aktorë të tjerë e kanë bërë për hir të rolit, por shtoi gjithashtu se u mundua ta bënte pjesën sa më pak vulgare.

Ndër të tjera, ajo u shpreh:

Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë se ka bërë..Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndjeheshin të eksituar.”