JOQ Albania
Home

Aksident në Tiranë, makina ia fut shtyllës dhe merr përpara këmbësorin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 21:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar pranë shkollës "Kushtrimi i Lirisë".

Mësohet se një mjet tip "Peugeot", ka përplasur një këmbësor.

Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

Sipas të dhënave të para i aksidentuari është rreth 69 vjeç.

Fillimisht makina goditi një shtyllë buzë rrugës dhe më pas këmbësorin.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Foto ilustruese

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një një këmbësor R. E rreth 69 vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.