JOQ Albania
Home

“Zgjedhjet duhet të jenë gjithpërfshirëse”, aleati i del kundër Ramës për 30 qershorin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta priti në zyrën e tij krerët e partive opozitare.

Temë diskutimi ishte caktimi i një date të re për zgjedhjet.

Në takim mori pjesë edhe aleati i Ramës, Paskal Milo, i cili është kryetar i PSD.

Pas takimit me Metën, Milo tha se zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit.

Sipas tij, nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, por stabiliteti i tyre.

Në fund ai ka përsëritur gatishmërinë, për vazhdimin e bisedimeve, deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Milo tha:

Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit, zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Nuk më ndalon askush të shpreh qëndrimin tim. Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por stabiliteti i zgjedhjeve, unë vazhdoj të jem në aleancë me Ramën. Jam i gatshëm për bisedime në spektrin politik, gati të vijoj bisedimet për gjetjen e zgjidhjes.