JOQ Albania
Home

Këto janë shenjat që tregojnë se dashuria ka mbaruar në një marrëdhënie
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/06/2019 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh i dashuruar është një nga gjërat më të bukura që mund t’i ndodhë një njeriut.

Por ashtu siç lind dashuria në disa lidhje ashtu edhe shuhet.

Sipas psikologëve ka disa shenja që tregojnë se dashuria në një marrëdhënie ka mbaruar.

Një nga shenjat që e tregon këtë gjë është se do e pyesni veten se përse nuk jeni të lumtur kur i keni të gjitha. Shpjegimi për këtë është se personi që keni në krah nuk ju plotëson.

Një shenjë tjetër është se jetoni dy jetë krejtësisht të veçanta.

Lënia e hapësirave të njëri-tjetrit është një gjë e mirë dhe e drejtë, por në se kjo lënie hapësirash shkon deri në atë pikë sa ju të kuptoni se po jetoni dy jetë të ndryshme atëherë dashuria ka mbaruar.

Dhe gjëja që e vërteton më së miri se dashuria ka mbaruar në një marrëdhënie, është se edhe pse keni kaluar shumë kohë bashkë ju nuk keni asgjë të përbashkët.

Normale është të jeni të ndryshëm në fillim të një marrëdhënie, por pasi keni kaluar kohë bashkë duhet të kishit shumë gjëra të përbashkëta.