JOQ Albania
Home

“Benzi” vë para turistin në Xibrakë, kishte hapur krahun të pushonte buzë rrugës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2019 18:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të Xibrakës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një turist ka ngelur i plagosur.

Ai kishte parkuar makinën buzë rrugës për të pushuar disa çaste, por një automjet tip “Benz ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tunelit të Xibrakës.

Turisti ukrainas është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në polici është shoqëruar shoferi i “Benzit”.

Vijon…

Foto ilustruese