JOQ Albania
Home

Thanë që u ndanë, ç’tregojnë këto foto për lidhjen e Arbanës me Eduartin?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2019 17:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj mendohet se janë në një lidhje dashurie prej një kohe jo shumë të gjatë.

Pasi kaluan pushimet bashkë, në përfundim të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, në media qarkulluan thashethemet se çifti ndoshta ishte ndarë.

Mirëpo, dyshja janë parë sot në qytetin e Tiranës bashkë, janë siguruar disa fotografi, në të cilat moderatorja dhe regjisori shihen duke ndarë rrugët.

Arbana kishte veshur një fustan të kuq, të shkurtër, ndërsa Eduarti kishte veshur një palë pantallona dhe një bluzë të bardhë.

Fotografitë janë realizuar nga Lajmi.Net dhe tregojnë se të dy vijojnë të frekuentohen e ndoshta janë më të lumtur se kurrë në këtë marrëdhënie.