JOQ Albania
Home

Meta i bën daljen Ramës, e lë të injoruar për herë të dytë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2019 15:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas injorimit nga ish-presidenti i SHBA Bill Clinton, Rama ka marrë një tjetër “dalje” nga Presidenti Ilir Meta.

Mendohet se arsyet pse Clinton e ka injoruar KM-në janë dy.

Si fillim Rama është i vetmi lider i cili duket me syze dhe kjo tregon një mungesë respekti në momentin kur Clinton takon liderët e tjerë dhe së dyti mbajtja e syzeve dhe gjatësia e ka bërë atë të duket si një prej truprojave dhe ish-presidenti nuk e ka njohur për t’i zgjatur dorën ta takonte.

Megjithatë ky nuk ishte injorimi i vetëm që Rama përjetoi në Kosovë. Meta është siguruar ta heqë atë nga të gjitha fotot e postuar në Facebook në lidhje me eventin.

Përplasja mes tyre u transferua në shtetin fqinj, megjithëse ata i dhanë dorën njëri tjetrit.