JOQ Albania
Home

Veliajt nuk i ndahet shpirti nga “Fusha”, i jep edhe tenderin për rehabilitimin e Bulevardit Zogu I
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 14:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tashmë dihet dhe nuk është më surprizë, që "Fusha shpk" është firma e preferuar e Veliajt. Kjo firmë ka fituar mbi 40 milion euro tendera publikë dhe tashmë do të rindërtojë edhe Bulevardin Zogu I në Tiranë.

Projekti parashikon 600 metra rrugë nga Sheshi Skënderbej deri te ish-stacioni i trenit, që do të kushtojnë rreth 5 milion euro. Punimet për këtë projekt do të zgjasin 18 muaj. Në tenderin për rehabilitimin e e Bulevardit Zogu I ishin në garë 4 kompani.

Fusha shpk bëri ofertën më të ulët, rreth 5 milion euro, ndërsa fondi limit ishte 5.6 milionë euro. Për një rehabilitim rruge, 8.5 milion euro për km është një kosto shumë e lartë.

Ky projekt i kushtueshëm është hartuar mbi një studim të studion IRI, që kushtoi 90 mijë euro, shkruan Exit. Kjo studio është në pronësi të firmës 51N4E, që është klienti kryesor i kryeministrit Edi Rama. Po kjo studio projektoi edhe rindërtimin e sheshit Skënderbej, projekt i fituar po nga Fusha shpk.

Studimi prej 124 faqesh nuk pfronte planin e plotë të projektit dhe ideja e rehabilitmit nuk është diskutuar kurrë nga bashkia. Kujtojmë këtu se Bulevardi Zogu I u rindërtua në 2006-ën, kur kryetar bashkie ishte Edi Rama. Më pas Veliaj ndërhyri duke kthyer në korsi për biçikletat trotuarin e këmbësorëve.