JOQ Albania
Home

Clinton s’i jep dorën Ramën/ Ja çfarë mund t’i ketë prishur punë që ish-presidenti amerikan ta injoronte
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/06/2019 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ndodhet në Kosovë, si i ftuar nderi për 20-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund luftës që Serbia i kishte hapur Kosovës.

Clinton ka mbajtur edhe një fjalim në ceremoninë e mbajtur për 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Pasi mbaroi fjalimin, ai ka zbritur nga podiumi dhe nisi të përshëndetë dhe t’u japë dorën udhëheqësve të Kosovë dhe Shqipërisë.

Ish-presidenti Clinton, parakaloi aty ku ishte kryeministri Edi Rama. Ai i ka hedhur atij një vështrim fare të shkurtër, por nuk ia dha dorën.

Më pas takoi me radhë Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Ilir Metën dhe persona të tjerë.

Veprimi që Clinton ka bërë ndaj Ramës është qartë një injorim. Fillimisht u pa se edhe Kadri Veseli mbeti i habitur që Clinton nuk i dha dorën Ramës.

Ish-presidenti amerikan kishte menduar se Rama ishte thjesht një badigard i Ramush Haradinajt.

Po përflitet se Clinton e ka menduar se Rama është thjesht një bodigard.

Kjo për shkak të gjatësisë së pazakontë të Ramës, por edhe për shkak të syzeve ekstravaganto-rrumbullake të kryeministrit.

Mesa duket Ramës paraqitja ekstravagante i ka prishur punë sot.