JOQ Albania
Home

“Çmendet” bankomati/ Fillon të nxjerrë pa pushim kartëmonedha, pronari i mbledh me këmbë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rrjet po qarkullon një video që tregon një ATM të Bitcoin duke i derdhura kartëmonedhat ‘lumë’.

Pamjet janë filmuar në një stacion të nëntokës në Londër ndërsa makineria nuk pushonte së nxjerri kartëmonedha 20 paund-ëshe.

Në videon e publikuar duket një burrë i “zënë ngunshtë” si dhe stafi i sigurisë që rrinë pranë bankomatit duke u munduar t’i mbajnë njerëzit larg.

Mendohet se burri në fjalë po bënte një tërheqje të madhe, por pasi makina filloi të nxirte para pa pushim, u shfaq menjëherë stafi i sigurisë për të parandaluar ndonjë tentativë të mundshme për vjedhje.

Në tokë është vendosur një çantë ndërsa ‘pronari’ i parave shihet duke i mbledhur edhe me këmbë.

Bitcoin Technologies, e cila ka në zotërim makinerinë, njoftoi se ATM-ja filloi t’i nxirrte kartëmonedhat pa pushim pasi burri me çantë, kishte tërhequr një shumë të madhe parsh.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania