JOQ Albania
Home

Hyri për të shuar sherrin, arrestohen 3 personat që i morën jetën kryetarit të komunës në Vlorë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2019 9:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjil Gjika, administrator i njësisë Kote ka ngelur i vrarë ditën e djeshme pas një sherri të ndodhur në një nga komunat e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Petan, ndërsa siç mësohet sot në mënyrë zyrtare, viktima ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes disa personave.

Si pasojë e sherrit, është plagosur edhe një 19 vjeçar me inicialet A.B.

Deri më tani janë arrestuar N.B., 30 vjeç, J.B., 22 vjeç, A.B., 19 vjeç. Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjika.