JOQ Albania
Home

Ndotja nga plastika, vjen në tryezat tona përmes peshkut
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09/06/2019 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga problemet më madhore me të cilat po përballet njerëzimi vitet e fundit është ndotja nga plastika.

Kjo ndotje përbën një rrezik shumë të madh për ekosistemet detare. Objekte të ndryshme plastike kanë përfunduar në fund të oqeaneve dhe kjo gjë rrezikon  jetën e gjallesave ujore.

Prof.Dr. Magdalena Cara ka thënë:

Të gjitha diskutimet për mbrojtjen e mjedisit prej tyre janë shumë të nxehta, pasi dhe alternativat për zëvendësimin e tyre nuk janë shumë efecientë. Makro-plastikët përdoren gjerësisht në jetën e përditshme dhe një pjesë e tyre mjerisht përfundojnë në det ku dhe degradohen. Produktet e degradimit të tyre quhen mikro-plastika të cilat shkojnë në det.’’

Vitet e fundit janë marrë shumë masa shtrënguese për mos përdorimin e objekteve plastike. Por, ajo çka është më e rrezikshme është se është thuajse e pamundur që njeriu t’i shpëtojë plastikës dhe ndikimit të saj në mjedis e shëndet, sepse ajo shkon në tryezat e njerëzve përmes peshkut.

Në disa ishuj kanë hyrë në fuqi masa ndëshkuese të rënda për ata persona që marrin objekte plastike me vete.

Nga ana tjetër edhe ngrohja globale po e rrezikon edhe më shumë jetën e gjallesave ujore.