JOQ Albania
Home

Ksamili, xhevahiri i fshehur i Shqipërisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/06/2019 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Si Viaggia, një prej mediave më prestigjioze italiane të udhëtimeve, i ka kushtuar një artikull Ksamilit dhe e ka cilësuar atë si një xhevahir ende të fshehur.

Ksamili cilësohet si një prej destinacioneve më të preferuar në Shqipëri, me ujëra të gjelbër dhe i zhytur në parkun natyror të Butrintit.

Arkipelagu i përbërë nga disa ishuj duken si parajsa në Tokë.

Katër ishuj shkëmbore janë të pabanuar, dhe të mbuluar nga bimësi e dendur mesdhetare, me një shirit të hollë me rërë shumë të bardhë.

Ksamili në artikull krahasohet me Maldivet pasi në ujërat e freskëta dhe transparente, notojnë shumë delfinë.