JOQ Albania
Home

Fituan kupën, ekipi i vetëm shqiptar në Itali ngjitet një kategori më lart
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/06/2019 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekipi i vetëm shqiptar në Itali, FCD Arbëria, ka arritur të fitojë kupën provinciale të Bolzanos.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania pamjet nga festa e lojtarëve dhe tifozëve.

Sipas mesazh dërguesit të gjithë lojtarët e këtij ekipi janë shqiptar, përveç njërit.

Ndërkohë fitorja ka bërë të lumtur edhe shumë shqiptarë, të cilët ishin të pranishëm për të ndjekur ekipin.

Fanella e ekipit është e kuqe dhe si logo ka shqiponjën kuq e zi.

Me këtë fitore, ky ekip kalon një kategori më sipër.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje…Po ju dergoj keto video te vetmit ekip shqiptar te regjistruar ne federaten italiane te futbollit..quhet arberia edhe te gjith lojtaret pervec njerit jan shqiptar…sapo fituan kupen provinciale ne Bolzano itali. Ekipi quhet F.C.D ARBERIA…Eshte i vetmi ekip shqiptar i regjistruar ne federaten italiane te futbollit dhe sot fituan kupen provinciale ne Bolzano Alto Adige ne itali. Dhe me kete fitore ngjiten nje kategori me larg.