JOQ Albania
Home

Shqiptari lë në mes dasmën dhe i shpëton jetën turistit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/05/2019 13:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekësia është një profesion pa orar dhe këtë e ka vërtetuar më së miri një shqiptar në Itali.

Bëhet fjalë për mjekun, Sokol Berisha, i cili jeton në Perugia. Ky i fundit ishte duke u martuar në Kishën San Farncesco d’Assisi në Matera.

Në kohën kur mesha po përfundonte, shqiptari vuri re një turist që u ndje keq, humbi ndjenjat dhe ra përtokë në sheshin e San Francescos.

Për fatin e tij të mirë, dhëndri ishte mjeku Sokol Berisha, i cili i erdhi menjëherë në ndihmë turistit. Ai përdori defibrilatorin, të vendosur në kolonën e instaluar dy vite më parë nga Shoqata e Miqve të Zemrës.

Një gjest elementar, por që në fakt i shpëtoi jetën turistit. Dhëndri hero është i njohur në rrjetet sociale, si administrator dhe bashkëthemelues i grupit më të madh të diskutimeve për mjekësinë e përgjithshme.

Presidenti i shoqatës së Miqve të Zemrës, Paolo Loidice ka komplimentuar shqiptarin për gjestin, si dhe e ka përgëzuar për ndërhyrjen e menjëhershme.

Burimi: Sassilive|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania