JOQ Albania
Home

Pacienti 60-vjeçar trondit mjekët, ka jetuar me gjysmë truri pa e ditur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2019 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 60-vjeçar kishte jetuar gjatë gjithë kohës me gjysmë truri, pa e ditur.

Pensionisti nga Rusia nuk ia kishte fare idenë se në kafkën e tij e tij ndodhej një hapësirë e zezë në vendin ku supozohej të ishte hemisfera e majtë e trurit.

Inxhinieri i dalë në pensionin, i cili kishte shërbyer në Ushtrinë e Kuqe, ka një diplomë universiteti dhe ka rritur fëmijët pa asnjë problem shëndetësor.

Mjekët në Moskë e bënë zbulimin tronditës pasi po i bënin të moshuarit një ekzaminim me skaner. Burri ishte shtruar në spital pasi kishte kaluar një hemorragji të vogël në tru.

Ka disa kushte jashtëzakonisht të rralla në të cilat pjesët e munguara të trurit shkaktojnë  invaliditet dhe vdekje në një moshë të re, por rasti i mungesës së simptomave të këtij burri është ‘shumë unik’, thanë mjekët.

Sipas mjekëve problemi në tru është zhvilluar qëkur ai ishte një embrion ndërsa shtojnë se gjatë gjithë kësaj kohe hemisfera e djathë ka kryer funksionin e plotë të të dyjave.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania