JOQ Albania
Home

I sëmurë rëndë, vogëlushi arrin të shoqërojë të ëmën në altar gjatë dasmës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Maxine Connolly nuk e dinte nëse djali i saj do të jetonte për aq kohë sa ta shihte të martohej.

Por, për fatin e tyre të mirë, 8-vjeçari arriti që ta shoqëronte nënën e tij në altar.

Maxine, nga Skocia, u martua me babin e djalit, Michael, pasi bashkëjetonin prej 13 vitesh. Përveç djalit të tyre Jack, ata kanë tre vajza mes moshave 9 dhe 2.

Jack ka lindur me një gjendje shëndetësore që i shkurton jetën.

Kur ishte vetëm 5-ditësh, ai iu nënshtrua operacionit të tij të parë. Që atëherë, ai pati edhe dy operacione të tjera të mëdha për të rregulluar një defekt të valvulave të zemrës.

Vogëlushi ka të ngjarë të ketë nevojë për transplant zemre dhe shpesh ka nevojë për një karrocë me rrota për të lëvizur.

Për fat të mirë, për ditën e dasmës së nënës së tij, ai ishte në gjendje të ecë më vete.

Të gjithë të pranishmit nuk i mbajtën dot lotët.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania