JOQ Albania
Home

Aksident zinxhir në Elbasan, plagosen dy persona
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 19:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan.

Mësohet se tre makina janë përlasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja është regjistruar pranë ish-kombinatit Metalurgjik.

Foto ilustruese

Sipas të dhënave të para, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Aksidenti shkaktoi trafik dhe policisë iu desh pak kohë, që të normalizonte trafikun.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e tij.