JOQ Albania
Home

Ekspertët: Ja si ta zbuloni nëse keni alergji nga dielli
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2019 18:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse mund të duket e çuditshme, alergjia ndaj diellit ekziston. Dhe, të jesh alergjik nuk do të thotë vetëm që ta urresh motin e nxehtë.

Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një reaksion që ndodh në lëkurë, dhe zakonisht nuk është i rrezikshëm. Gjithsesi mund të shkaktojë goxha dhimbje dhe rritim.

Dr.Clare Morrison, shpjegon:

Shpërthimi i dritës polimorfike është lloji më i zakonshëm, veçanërisht në vajzat ee reja me lëkurë të bardhë. Fillon kryesisht në pranverë, dhe ndikon në pjesë të trupit që janë mbuluar gjatë dimrit, por që tani janë të ekspozuara, të tilla si krahët dhe qafa."

Sipas saj, shenjat e para të kësaj gjendjeje janë kruajtje, skuqje, dhimbje, si dhe ‘pucrra’ të vogla të kuqe. Këto simptoma ndodhin disa minuta ose orë pas ekspozimit në diell.

Çelësi i dallimit të alergjisë ndaj diellit është të vërehet se simptomat shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Për ta provuar këtë, thjesht mbuloni një zonë të lëkurës dhe shihni nëse simptomat përmirësohen.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania