JOQ Albania
Home

Do largojë djajtë nga i gjithë qyteti, peshkopi katolik pritet të hedhë ujë të shenjtë nga helikopteri
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2019 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbi në portin kolumbian të Buenaventura-s, një prift katolik pritet që të ndryshojë ‘lojën’ kur vjen puna për të ‘larguar djajtë’.

Monsinjor Rubén Darío Jaramillo Montoya është caktuar që të kryejë një eksorcizëm masiv nga një helikopter ushtarak gjatë festimeve vjetore të shenjtorëve të qytetit.

Duke folur për një stacion radioje, Montoya shpjegoi:

Ne duam të shkojmë përreth në të gjithë Buenaventurën, nga ajri dhe të derdhim ujë të shenjtë mbi të për të parë nëse i përzëmë të gjithë ata demonët që po shkatërrojnë portin tonë."

Buenaventura është porti më i madh i Kolumbisë në Oqeanin Paqësor dhe është i njohur për trafikun e drogës dhe luftën e bandave.

Peshkopi tha se donte të përdorte eksorcizmin masiv për ‘të hequr qafe të gjitha ligësitë që ndodhen në rrugët e tyre.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania