JOQ Albania
Home

Kishte dalë në ballkon duke shijuar pamjen, punonjësi i hotelit kap ‘mat’ ariun ‘romantik’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2019 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky ari zi vendosi të shijonte lindjen e djellit në orët e para të mëngjesit, parapara se stafi ta nxirrte jashtë.

Sam Gessaman, një punonjës tek ‘Omni Mount Washington Resort’ në New Hampshire, kishte punuar gjatë turnit të natës dhe donte të shihte lindjen e diellit në orën 5.00.

Por, kur doli në verandën e hotelit mëngjesin e 29 qershorit zbuloi se të njëjtën ide kishte pasur edhe një ari.

Si duket, ‘mysafiri’ i ri i hotelit kishte ardhur për të rrëmuar një kosh me plehra që ndodhej aty pranë.

Gessaman u shpreh për mediat:

Ndërkohë që po e ndiqja pas për ta çuar drejt daljes, ariu vendosi që të ngrihej këmbë dhe të shijonte lindjen e dielli, ashtu siç kisha bërë plan unë për veten.”

Vizitat e arinjve janë një gjë e zakonshme në Neë Hampshire prandaj edhe stafi i hotelit i kujtojnë shpesh mysafirët që t’u qëndrojnë larg.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania