JOQ Albania
Home

Vrau shokun për 30 mijë euro, cila është e kaluara e errët e 29-vjeçarit të arrestuar në Shkodër
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 17:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme policia arrestoi në Shkodër 29-vjeçarin, Artan Koçeku. Ky i fundit njihet si një person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa ka edhe një dosje kriminale voluminoze.

Dy vite më parë ai ekzekutoi me plumb në kokë shokun e tij brenda makinës. Prokuroria tha se vrasja kishte ndodhur për një borxh prej 30 mijë eurosh. Ndërkohë mbi të arrestuarin rëndojnë edhe një sërë akuzash të tjera.

Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg, për akuzën e "Grabitjes me armë" të disa pikave karburanti. Ai u arrestua në 2013-ën si pjesë e grupit kriminal, të cilët kishin grabitur 8 pika karburanti në Shkodër. Sëbashku me të u arrestuan edhe Pashko Qarri, si dhe dy vëllezërit Mikel dhe Marjan Thani.

Po në këtë kohë Koçeku në bashkëpunim me dy persona të tjerë, janë përgjegjës për grabitjen e 12 dyqaneve në Shkodër. Ai kishte marrë leje nga burgu i Peqinit, por nuk u kthye më. Më pas më 17 dhjetor të 2017-ës, vret 35-vjeçarin A.SH.

Gjithashtu 29-vjeçari është përfshirë në një konflikt me armë në 2018-ën, por mundi që t’i shpëtonte policisë. Dosja e tij ka kaluar në Prokurorinë e Shkodrës.