JOQ Albania
Home

E kishte kthyer shtëpinë në magazinë droge, kapet shqiptari me 3 milion euro lëndë narkotike
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Karabinierët në Seriate në Itali, kanë arrestuar 38-vjeçarin shqiptar me iniciale E.K. Arrestimi është kryer më 10 korrik, në momentin që shqiptari ka dalë nga shtëpia. Sipas mediave italiane, shqiptari do të bënte transportin e një kg kokainë të pastër. Shqiptari ishte arrestuar në 2017-ën në Monza për trafik të lëndëve narkotike.

E.K nuk kishte një banesë fikse, gjithashtu nuk ishte i punësuar. Lëvizjet e tij në Seriate kanë tërhequr vëmendjen e polcisë, e cila vendosi ta gjurmojë. Shqiptari sapo ishte nisur me makinën e tij "Alfa Romeo Giulietta", kur është ndalur nga policia. Ai e fshehu marsupin, brenda të cilit kishte drogën, në kroskotin e makinës.

Ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët gjetën 18 kg kokainë të fshehur pas frigoriferit, 4 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gr heroinë, të fshehura në mobile dhe sirtarë.

Nëse droga do të dilte në treg do të kapte shumën e 3 milion eurove. Përveç drogës karabinierët gjetën dhe dy armë zjarri një pistoletë "Beretta" e kalibrit 6.35 mm dhe një tjetër e llojit "Tokarev" e kalibirt 7.62 mm e futur brenda në qese. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet pë të zbuluar se nga vinte droga dhe destinacionin final.

Burimi: Bergamonews|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania