JOQ Albania
Home

Tërhoqi vëmendjen e policisë me sjelljen nervoze, shqiptari kapet me 54 kg marijuanë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Barit për drogë. Ai është ndaluar nga policia rrugore, ndërsa ndodhej në makinën e tij "Renault Laguna".

Policët kanë vënë re sjelljen nervose të shqiptarit në timon dhe më pas i kanë bërë shenjë që të ndalojë.

Shqiptari ishte ndaluar edhe më parë nga policia për drogë, ndërsa i kishin hequr edhe patentën në të shkuarën.

Në pjesën e sipërme të bagazhit,  karabinierët kanë zbuluar 54 kg lënë narkotike të llojit marijuanë, e ndarë në 26 pako.

Makina dhe droga u sekuestruan më pas nga policia, ndërsa shqiptari u dërgua në paraburgim, në pritje të datës së gjyqit.

BurimiIlquotidianoitaliano|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania