JOQ Albania
Home

Aksidente të shumta në rrugën e rrezikshme, e moshuara e gjen zgjidhjen duke i mashtruar shoferët me një ‘dordolec’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2019 16:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e moshuar ka gjetur zgjidhjen për aksidentet e shumta që ndodhnin në një rrugë famëkeqe, duke përdorur paksa imagjinatën.

Edie Pope, nga Sefton, Britania e Madhe kërkoi që në këtë zonë ku ndodhnin aksidente të shumta rrugore, të vendosej një kamera për matjen e shpejtësisë.

Por, kur kërkesa e saj u refuzua për punë fondesh, 71-vjeçarja gjeti një mënyrë më kreative dhe jo të shtrenjtë për t’i bërë shoferët që të ulin shpejtësinë.

Ajo vendosi në cep të rrugës një ‘dordolece’ të veshur me uniformë policie, një kapelë, paruke ndërsa në duar mban një ‘radar’.

‘Oficerja’ në fjalë quhet Speedo dhe radari që mban në dorë është në fakt një bidon zbardhuesi e mbështjellë me fletë metalike prej kallaji.

Zonja Pope thotë se oficerja e ka bërë punën e saj, pasi shoferët ulin shpejtësinë kur e shohin që nga larg, pa e kuptuar që nuk është njeri i vërtetë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania