JOQ Albania
Home

Skandali i radhës në jug të vendit, 11-vjeçarja është përdhunuar për tre vjet nga mësuesi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditëve të fundit shqiptarët u tronditën nga historia e një vajze, e cila ishte përdhunuar për tre vjet rresht nga babai i saj.

Mirëpo ky nuk do të jetë rasti i vetëm që do të dëgjojmë këtë javë. Qëndra Kombëtare për Mbrojtjen e fëmijëve ka denoncuar një rast përdhunimi në jug të Shqipërisë.

Sipas denoncimit, një nxënëse, vetëm 11-vjeç është përdhunuar për tre vjet nga mësuesi i saj.

Ajo që është më skandaloze është fakti që mësuesi është pezulluar nga detyra, ndërsa është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me vetëm detyrim paraqitje.

Ndërkohë fëmija nuk ka marrë asnjë lloj ndihme psikologjike nga shërbimet sociale. Qëndra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve ka dhënë alarmin dhe shprehet se është e patolerueshme sesi një akt i tillë nuk është dënuar nga instancat përkatëse.