JOQ Albania
Home

Zyrtare/ 120 mln euro për Atleticon, Griezmann bëhet me ekip të ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2019 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tani është zyrtare: Antoine Griezmann është futbollisti i ri i Barcelonës.

Mesfushori francez, transferohet nga Atletico e Madridit te Barcelona, për 120 milionë euro.

Pas një kalvari të gjatë, Griezmann bashkohet më në fund me katalanasit, duke u bërë kështu një tjetër goditje e bujshme në këtë merkato vere.

Kampioni i botës, gjen në Barcelonë emra si Messi, Suarez e Dembele.

Ai do të prezantohet ditët e ardhshme, ku do të firmosë kontratë deri në 30 qershor 2024.

Ndërkaq, klauzola e prishjes së saj do të jetë 800 milionë euro! Një shifër jashtëzakonisht e frikshme.