JOQ Albania
Home

Akuzohet se përdhunoi tre vjet rresht të bijën, Gjykata e Kurbinit jep masën e sigurisë për babain “monstër”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 15:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Kurbinit dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Shkëlqim Isufin, 48 vjeç.Ky i fundit akuzohet për veprën penale të "Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari".

Isufi u shfaq i qetë përpara gjykatësve, ndërsa në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e tij. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes.

Rasti u bë publik disa ditë më parë në emisonin investigativ "Fiks Fare". Vajza, aktualisht 18 vjeç, denoncoi të atin se e kishte përdhunuar për 3 vite me radhë, si dhe e kishte dhunuar fizikisht.

Ndërsa nëna e saj nuk e kishte mbrojtur, por kishte vendosur që ta fejonte për ta mbyllur si histori.

Vajza iu drejtua mediave, duke qenë se në policinë e Kurbinit nuk gjeti zgjidhje, pasi sipas saj, babai kishte shokë efektivët e policisë.