JOQ Albania
Home

Arrestohet ikona e muzikës “R&B”, përballet me 13 akuza për abuzim seksual
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/07/2019 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i bujshëm ka pushtuar mediat rozë në mbarë botën.

Bëhet fjalë për arrestimin e këngëtarit me famë botërore, fitues i çmimit Grammy, R Kelly.

52-vjeçari u prangos ditën e djeshme nga Policia e New York-ut.

Sipas zyrës së prokurorit në Çikago të SHBa-së mbi kantautorin rëndojnë 13 akuza për krime seksuale, përfshirë këtu pornografi dhe pengim të drejtësisë.

R Kelly u akuzua në vitin 2008 për pornografi me të mitur, por u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Por gjatë muajve të fundit, këngëtari i muzikës "R&B", u vendos sërish në qendër të vëmendjes, falë dokumentarit "Surviving R Kelly", në të cilin rrëfeshin histori mbi abuzimet seksuale të tij ndaj fëmijëve të moshave nga 13-16 vjeç.

Këngëtari i superhitit muzikor "I Believe I Can Fly", rrezikon të dënohet me 30 vite burg, nëse provohen me fakte abuzimet seksuale ndaj të miturve.

Ai akuzohet nga 3 vajza të mitura për abuzim seksual, mes tyre edhe ish-bashkëshortja e tij.