JOQ Albania
Home

Tërmet në futbollin shqiptar, CAS lë në fuqi dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2019 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tërmet në futbollin shqiptar. CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka bërë publik vendimin përfundimar duke lënë në fuqi dënimin për përjashtimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet Europiane…

Një goditje fatale për futbollin shqiptar dhe për qytetin e Korçës.

Skënderbeu është fajtor për fiksim rezultatesh, teksa është dënuar nga UEFA edhe me një gjobë prej 1 milionë euro.

Megjithëse besimi në kampin korçar ishte i madh se nga Lozana mund të vinte një lajm i mirë, kjo gjë nuk ka ndodhur, teksa ëndrra e tifozëve bardhekuq është vrarë përfundimisht.

VENDIMI I KAS-it: 

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi u zhvillua nga një panel juristësh të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i CAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendim.