JOQ Albania
Home

Parlamenti gati ta shkarkojë, Meta i buzëqesh ëmbël Ruçit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili nuk njohu votimet e 30 qershorit, kreu i shtetit duket tepër i relaksuar në eventet ku merr pjesë.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë një ceremoni për rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues të lartë të shtetit, ministra, ish-ministra, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etje.

Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte qëndrimi bashkë i Presidentit të Republikës, Ilir Meta me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, edhe pse Parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit.

Ata kanë ndenjur pranë njëri-tjetrit thuajse gjatë gjithë mbrëmjes dhe herë pas here, Meta është fotografuar duke i dhënë buzëqeshje të ngrohta e të ëmbla Ruçit, i cili prej vitesh ruan një portret të hekurt.