JOQ Albania
Home

Sulmuesi i kombëtares vazhdon të shkëlqejë te Chelsea
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2019 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E ardhmja e kombëtares shqiptare, duket e ndritur. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Armando Broja është duke kaluar një moment të shkëlqyer.

Pas paraqitjeve dinjitoze me kuqezinjtë e Alban Bushit, shqiptari nuk ka të ndalur.

18-vjeçari, i cili i është bashkuar së fundmi Çelsit U-23 duket se është abonuar me golat.

Broja ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e djeshme miqësore ndaj portugezëve të Portimonesës që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 5-2.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, shqiptari shpreson që në të ardhmen të kalojë te skuadra e parë e Çelsit, duke treguar të gjithë potencialin e tij si futbollist.

Nga forma e tij, normalisht përfiton edhe kombëtarja shqiptare, e cila do ketë së shpejti në përbërje një lojtar tipik golashëshues.