JOQ Albania
Home

Arrestohet terroristi rus, luftoi përkrah ISIS në Siri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 9:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

34 vjeçari rus R.M., është arrestuar nga policia shqiptare nën akuzën e pjesëmarrjesë në organizatë terroriste.

I lindur dhe banues në Norilsk, Rusi, R.M. ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS).

34 vjeçari ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.