JOQ Albania
Home

Masakra në lumin e Matit, “Peshqit kanë ngordhur nga llumrat e fabrikës së kromit”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndotja e lumenjve në Shqipëri është kthyer në një problem serioz. Ky fenomen vazhdon prej vitesh me radhë.

Ndotja vjen për shkaqe të ndryshme, si për shembull hedhja e kafshëve të ngordhura, apo derdhja e inerteve apo materialeve të ndërtimit.

Në redaksinë e JOQ Albania ka ardhur një denoncim për ndotjen e lumit Mat.

Sipas denoncuesit në lum derdhen llumrat e fabrikës së kromit në zallin e thekrës në Martanesh.

Denoncuesi shton më tej, se si pasojë e ndotjes nuk kanë ku të lahen.

Gjithashtu ai ngre si problematikë edhe ngordhjen e peshqve të lumit, veçanërisht troftën.

Mesazhi për JOQ Albania

Shikojeni lumin Mat,ku fillon derdhen llumrat e fabrikes kromit ne zallin e thekres Martanesh ku fillon lumi mat.Skemi ku te lahemi ka ngordhur komplet trofta e peshqit e lumit.Te lutem publikoni keto foto.