JOQ Albania
Home

Merr fund pritja për tifozët, Barella mund të quhet lojtar i Interit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 20:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nicolo Barella është lojtari më i ri i Interit.

Sipas Sky Sport, operazioni ndërmjet klubit zikaltër dhe Cagliarit mund të konsiderohet i mbyllur.

Të gjitha detajet janë sistemuar dhe Inter do të derdhë në arkat e klubit sard 45 milion euro plus bonuse.

Lojtari pritet të kryejë së shpejti vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Interin.

Tratativa e Interit për Barellën pësoi disa ulje ngritje për shkak të kërkesave të larta të presidentit sard.

Megjithatë vetë talenti italian ia kishte bërë të qartë klubit se nuk dëshironte asnjë ekip tjetër përveç zikaltërve.

Burimi: Skysport|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania