JOQ Albania
Home

Zbulohet biseda sekrete në telefon mes Pitt dhe Aniston pas ndarjes nga Angelina Jolie
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 18:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë kaluar thuajse dy vite nga ndarja dhe divorci i bujshëm mes Angelin Jolie dhe Brad Pitt, por mediat vijojnë të flasin për raportin mes tyre.

Pas divorcit u tha se Brad u rikthye me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Aniston, me të cilën u nda pasi njohu Angelinën.

Mirëpo, një gjë e tillë u mohua nga të dyja palët.

Së fundmi burime për ‘Us Weekly’ kanë treguar se Brad pasi i dha fund martesës me Jolie ka telefonuar ish-partneren e tij Jennifer me të cilën ka pasur dhe një bisedë.

Burimet tregojnë që Brad i ka thënë aktores se po kalonte një periudhë të vështirë me Angelinën dhe madje i ka kërkuar falje për deklaratën që tha pas ndarjes së tyre, ku u shpreh se martesa me Aniston ishte bërë e mërzitshme dhe e lodhshme.

Kujtojmë që pas ndarjes së tij me Angelina Jolie, Brad i rregulloi marrëdhëniet me Aniston dhe madje ishte i ftuar dhe në 50 vjetorin e ditëlindjes së saj.