JOQ Albania
Home

Garoi pa kandidatë përballë, Rilindja humbi 200 mijë vota
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, tepër të kontestuara nga opozita. Numri i votuesve ishte shumë i ulët, ndërsa mazhorancë u përpoq të rriste numrin e tyre nëpërmjet komisionerëve.

Presidenti dhe opozita nuk e njohën procesin, jo vetëm për faktin se kishte vetëm 1 kandidat, por edhe për mosdakordësinë ndërmjet votuesve dhe fletëve të votimit. Gjithashtu KQZ, KZAZ, KQZ dhe GN ishin të emëruar nga Partia Socialiste.

Në zgjedhje u përfshi vetëm Bindja Demokratike në disa bashki, por edhe disa ish-parti aleate historike të së djathtës. Referuar të dhënave nga Instituti i Studimeve Politike, PS mori rreth 200 mijë vota më pak sesa në 2017-ën. Përsa i përket partive të vogla, PDS doli e dyta me 3.66% të votave në rang kombëtar.

Ndërsa në Shkodër sukses pati PSD-ja për emrin e kandidatit, jo se ka ndonjë traditë në këtë qytet. PDS dhe PSD, kanë 7 mijë vota më shumë sesa Bindja Demokratike, e cila u fut në garë në momentin e fundit. 14 mijë vota mori Partia e Gjelbër, ndërsa partitë e tjera të vogla dolën me 8 mijë deri në 10 mijë vota.