JOQ Albania
Home

Me pushime në Majorca/ Nënës i ‘ikën truri’, sheh të birin 13-vjeçar me lëpirëse kanabisi në dorë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila ndodhej me pushime në Majorca ka mbetur e shokuar kur ka parë të birin me një lëpirëse kanabisi.

Nëna po qëndronte në një hotel në Alcudia dhe nuk u ka besuar syve kur pa të birin të kthehej me një lëpirëse me shije kanabisi në dorë.

Ëmbëlsia, e cila përmban vaj kanabisi, ishte vetëm një nga një numër ëmbëlsirash që i biri kishte blerë në dyqan.

Duke treguar për blerjet e të birin, gruaja e cila nuk preferoi ta tregonte identitetin, tha se kishte frikë se gjerat mund të kishin përfunduar më keq.

Ajo tha:

Atij iu duk për të qeshur, por nuk është për të qeshur, është shokuese që diçka e tillë ekziston. Ato nuk duhet të vendosen në të njëjtin raft me ëmbëlsirat e fëmijëve.”

Nëna e shqetësuar tregoi gjithashtu se e bëri të birin që ta hidhte lëpirësen menjëherë në koshin e plehrave.

Gjithsesi, lëpirëset të cilat prodhohen nga një kompani në Amsterdam, nuk do të kishin pasur ndonjë ndikim të keq tek adoleshenti pasi ato nuk përmbajnë THC.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania