JOQ Albania
Home

Aksidentoi 6 persona në Korçë-Pogradec, arrestohet shoferi i furgonit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoferi i furgonit, i cili shkaktoi plagosjen e 6 personave që udhëtonin me të në aksin Korçë-Pogradec, ka rënë në prangat e policisë.

Ai është 34 vjeçari S.Ç, banues në Pogradec.

Zyrtarisht mësohet se ky person më datë 10 korrik 2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht: L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy shtetasit E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendjë të rëndë.

Të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Foto ilustruese