JOQ Albania
Home

Ironia/ Thaçi e Vuçiç hanë Kosovën, Rama i duartroket
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 11:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E thellë dhe tepër goditëse ka qenë një prej karikaturave të fundit të mjeshtrit shqiptar Bujar Kapexhiu.

Ai ka ironizuar situatën aktuale me Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me vendet e Ballkanit, teksa në një tryezë paraqet Edi Ramën, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçin.

Në karikaturën e realizuar nga mjeshtri Kapexhiu, Thaçi e Vuçiç janë duke ngrënë të dy, me thikë e piru, nga një pjesë të Kosovës.

I vendosur mes tyre, Edi Rama duartroket i emocionuar për veprimin e kosovarit dhe serbit.

Karikatura është titulluar “Babëzi Ballkanike” dhe pa dyshim që tregon qartë ironikisht babëzinë e Vuçiçit dhe gjithë serbëve që ai përfaqëson, për të gllabëruar e gëlltitur sa më shumë territore të Kosovës që është e mundur.

Por vallë shtë duke bashkëpunuar dhe darkordësuar me të Thaçi, teksa Rama qëndron i heshtur?

Kjo ngelet për t’u parë…