JOQ Albania
Home

Edhe pse katolike e devotshme, nëna i lë pas parimet e saj dhe shoqëron të birin homoseksual në dasmë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vanessa Hall, është një katolike e devotshme, por i la mënjanë parimet e besimit të saj fetar për t’i qëndruar pranë djalit të saj.

Lachlan, djali i saj, është homoseksual, dhe pavarësisht parimeve me të cilat është rritur, ajo e shoqëroi ne atë dhe partnerin e tij.

Pas dasmës, me anë të një postimi në Facebook, Vanessa u tregoi miqve të saj se pse mori pjesë në atë dasmë.

Në fillim të postimit, ajo shkruante:

Për të gjithë ata që po më pyesin se pse e lashë mënjanë besimin tim për të mbështetur Lachlan dhe Paul, lexoni këtë."

Më tej ajo shpjegon se ditën që e kuptoi që djali i saj ndjente për meshkujt pa e pasur vetë në dorë, aty ajo e kuptoi që nuk ishte çështje zgjedhjeje dhe se duhet t’i qëndronte pranë.

Kështu, zonja Hall, jo vetëm që mori pjesë në dasmën e të birit, por u paraqit edhe duke mbajtur një shirit me ngjyrat e ylberit të dasmë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania