JOQ Albania
Home

Fotoja që të thyen zemrën, gjyshi i nuses ha vetëm pranë memorialit të bashkëshortes që nuk jeton më
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotoja e një gjyshi në dasmën e mbesës së tij ka prekur jo pak njerëz në ueb.

Imazhi i të moshuarit, i cili qëndronte pranë memorialit të bërë në nder të bashkëshortes së tij të ndjerë, u bë gjatë dasmës së mbesës së tij.

Pasi u shpërnda në rrjet, postimi mori më shumë se 18,000 retweet-e dhe më shumë se 150,000 pëlqime.

Pamjet u postuan në Twitter nga mbesa, Sahrah Elswick, nga West Virginia.

Bashkë me fotot, ajo shkruante:

Gjyshi u ul dhe hëngri me gjyshen gjatë dasmës sime.”

I moshuari duket teksa qëndron ulur përballë një karrigeje në të cilën janë vendosur foto të bashkëshortes së ndjerë.

Bashkë me fotot e saj dhe disa drita të vogla, për gjyshen e ndjerë ishte lënë edhe një shënim.

Në të shkruhej:

E dimë që ti do të ishe këtu sot nëse parajsa nuk do të ishte aq larg.”

Postimi ka marrë një ‘lumë’ komentesh ndërsa shumica e përdoruesve shkruanin se fotot i kanë bërë për të qarë.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania